Zgjedhjet për kreun e PD përfundojnë në gjykatë, kandidatja e skualifikuar Mereme Sela kërkon pezullimin e procesit

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike do të përfundojë në gjykatë.

Kandidatja e skualifikuar Mereme Sela ka kërkuar pezullimin e procesit të zgjedhjeve.
Ajo pretendon se është skualifikuar nga gara në shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të saj staturore dhe parimit të barazisë në konkurrim. Sipas saj ‘organet e partisë kanë lejuar kandidimin e Sali Berishës në kundërshtim flagrant me ndalimin e parashikuar në statut’.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ajo kërkon shpalljen e pavlefshme të skualifikimit të saj, detyrimin e palës së paditur për rikthim në garë, shpalljen e pavlefshme të kandidimit të Sali Berishës, si dhe pezullimin e zgjedhjeve të datës 23 maj.
Pjesë nga padia
Neni 46, pika 8 e Statutit përcakton në mënyrë të qartë:
“Në rast se Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati i kryetarit përfundon menjëherë dhe automatikisht. Në këtë rast, atij nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse.”
Ky parashikim ka karakter imperativ dhe ndalues absolut, duke mos lënë hapësirë për interpretim alternativ.
Faktet relevante:
• Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka rezultuar forcë fituese në zgjedhjet parlamentare 2025;
• Rezultati është i formës së prerë;
• Mandati i kryetarit ka përfunduar ipso jure;
• Ndalimi i rikandidimit është automatik.
Për rrjedhojë, kandidimi i Sali Berisha është:
• në kundërshtim të drejtpërdrejtë me statutin;
• absolutisht i pavlefshëm (nulitet absolut);
• një akt që cenon rëndë integritetin e procesit zgjedhor.
Ky standard i dyfishtë – përjashtimi i paditëses dhe lejimi i një kandidimi të ndaluar – përbën shkelje të rëndë të:
• parimit të barazisë;
• sigurisë juridike;
• demokracisë së brendshme partiake.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tubimi në Bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

TIRANË, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas kapsollave gjatë...

Dinamo City pret kampionët e Egnatias në “Elbasan Arena”, Ilir Daja rikthen kapitenin në formacion

ELBASAN, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Kampionët zbresin në...