Zgjedhjet në 5 bashki, zyrtarisht në fushatë elektorale! 13 kandidatë i kërkojnë votën 308 mijë zgjedhësve

Ditën e shtunë ka nisur zyrtarisht edhe fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme të së dielës së ardhshme, më 9 nëntor. Në zgjedhje shkojnë Vlora, Berati, Tepelena, Cërriku e Mati.

Fushata elektorale për zgjedhjet e 9 nëntorit nisi zyrtarisht të shtunën. 13 kandidatë për kryetarë në 5 bashkitë e vendit kanë 6 ditë kohë deri në heshtjen zgjedhore të së shtunës së ardhshme, për t’i kërkuar votën mbi 308 mijë qytetarëve që do të thirren për të votuar.

Në zgjedhje do të shkojnë 2 bashki qendra qarqesh si Vlora e Berat dhe tre të tjera më të vogla si Tepelena, Cërriku e Mati.
Partia Demokratike dhe opozita zyrtarisht nuk kanë kandidatë të regjistruar në siglën e tyre, por kanë deklaruar mbështetjen për disa emra të cilët janë shpallur si të pavarur, të cilët do të jenë përballë 5 socialistëve por edhe disa emrave të tjera.

Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, kandidatit të mbështetur PD, Dionis Sota, teksa në garë do të jetë edhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...