Zgjedhje në Venecia dhe Trevizo, Balla apel për mbështetje të kandidatit shqiptar

Drejtuesi Politik për Diasporën dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sipërmarrësin e njohur, Muharrem Salihun i cili ka zyrtarizuar kandidaturën për zgjedhjet rajonale të 23 nëntorit në dy provinca: Venezia dhe Treviso në Itali.

Balla u bën thirrje shqiptarëve që ta mbështesin duke u kujtuar se bashkimi bën fuqinë.

“Muharrem Salihu një nga shqiptarët më të suksesshëm në Venezia, është zyrtarisht kandidat për zgjedhjet rajonale të 23 nëntorit, në dy provinca: Venezia dhe Treviso. Me mbështetjen e shumë shqiptarëve në Venezia dhe Treviso, Muharremi do të jetë zëri juaj në vendimet e rëndësishme për rajonin. “Bashkimi bën fuqi”, thoshte Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ftoj bashkatdhetarët të mbështesin Muharrem Salihun”, shkruan Balla.

Muharrem Salihu, nga Medvegja, është president i Confimprese Venezia dhe një nga sipërmarrësit më të njohur shqiptarë në Itali.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME