DASHI
Midis dëshirës për të ecur shpejt dhe nevojës për reflektim, shtatori ju fton të matni energjitë tuaja dhe të zgjidhni projektet që ia vlejnë. Në punë, hapen mundësi të reja, por duhen durim dhe diplomaci. Në dashuri, beqarët mund të marrin surpriza të këndshme, ndërsa çiftet duhet të rizbulojnë pasionin me gjeste të vogla.
DEMI
Kërkoni stabilitet, por përballeni me ndryshime që nuk i keni zgjedhur. Megjithatë, ato mund të jenë një hap drejt asaj që dëshironi. Në dashuri, qetësia rikthehet ngadalë: çiftet sqarojnë mosmarrëveshjet, ndërsa beqarët janë më të hapur ndaj njohjeve.
BINJAKËT
Mendja juaj është plot ide, por rreziku i shpërndarjes është i madh. Zgjidhni një rrugë të qartë për të parë rezultate konkrete. Në dashuri, mos luani shumë me ndjenjat e të tjerëve: dikush mund t’ju marrë më seriozisht sesa mendoni.
GAFORRJA
Shikoni përpara me shpresë, por kujtoni edhe plagët e së kaluarës. Në punë, konfirmimet vijnë me kohë. Në dashuri, dëshira për stabilitet rritet: çiftet duhet të forcojnë besimin, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë që i shuan frikërat e vjetra.
LUANI
Energjia juaj është e fuqishme, por shmangni shpërhapjen. Jini selektivë në atë ku vendosni forcën. Në punë, do të fitoni respekt duke treguar bujari. Në dashuri, emocionet janë të forta, por shmangni konfliktet e panevojshme.
VIRGJËRESHA
Ky është muaji juaj. Qartësia dhe metoda ju ndihmojnë të arrini sukses dhe ndoshta edhe një njohje të merituar. Në dashuri, atmosfera qetësohet dhe hapja ndaj të tjerëve sjell mundësi të reja për beqarët.
PESHORJA
Shtatori ju shtyn të bëni bilanc dhe të merrni vendime të guximshme, sidomos në marrëdhënie që nuk funksionojnë. Në punë, hapen horizonte të reja përmes bashkëpunimeve. Në dashuri, hapja ndaj surprizave sjell energji të freskët.
AKREPI
Jeni gati të hiqni dorë nga ajo që s’ju shërben më. Kjo hap rrugë për mundësi të reja, edhe pse kërkojnë guxim. Në dashuri, pasioni rindezet, ndoshta edhe me një person nga e kaluara.
SHIGJETARI
Entuziazmi juaj përplaset me disa pengesa, por me planifikim do t’i kaloni. Në punë, rezultatet vijnë ngadalë, por sigurt. Në dashuri, takimet aventureske ndezin zemrën e beqarëve, ndërsa çiftet gjejnë gëzim në eksperienca të përbashkëta.
BRICJAPI
Ndonjëherë barra është e rëndë, por pranim i ndihmës ju forcon. Në punë, sfidat rrisin pozicionin tuaj. Në dashuri, është momenti për të shfaqur kujdes: beqarët ndihen më gati për lidhje, ndërsa çiftet duhet të afrohen sërish.
UJORI
Keni etje për ndryshim dhe projeket jokonvencionale janë në horizont. Në dashuri, krijimtaria duhet të mbajë gjallë marrëdhëniet ekzistuese. Beqarët mund të përjetojnë takime të pazakonta, por mbresëlënëse.
PESHQIT
Ndjeshmëria juaj ju jep një forcë unike, edhe pse ndonjëherë ndiheni të brishtë. Në punë, intuita është udhërrëfyesi juaj. Në dashuri, ëmbëlsia dhe afërsia kthehen: beqarët duhet të marrin guximin për të rrezikuar.