Veliaj ankim në Gjykatën e Posaçme: kërkon të takojë avokatët e huaj për Strasburgun

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli që prej muajit shkurt, ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme një vendim të SPAK që refuzoi kërkesën e tij për të takuar avokatët e huaj, me qëllim përgatitjen e procedurës para Gjykatës së Strasburgut.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt në zyrën e Bashkisë, si i dyshuar për veprat penale:

  • “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” (në bashkëpunim, 9 herë),
  • “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK, të dhënat e mbledhura deri tani tregojnë se Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë krijuar një mekanizëm që ka mundësuar përfitime të parregullta nga fondet publike të Bashkisë Tiranë, për pasurimin personal të tyre, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Euronews”: Tirana shpallet qyteti më ekonomik për pushime në Evropë

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Tirana renditet në...

“Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane”, ministri Ferit Hoxha nga Pogradeci: Vijojmë me reformimin

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Ministri për Evropën...

Brazili hiqet nga lista e Bashkimi Europian, ndalohet importi i mishit të gjedhit dhe shpendëve

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Brazili hiqet nga...