Volejboll spektakolar! Elbasani U-19 i Mirakut mposht Partizanin në një thriller 5-setësh

Ekipi i të rinjve U19 në volejboll për meshkuj e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri, duke mposhtur Partizanin me një fitore dramatike 3-2. Një ndeshje e fortë, me emocione dhe kthesa, ku djemtë verdheblu treguan karakter, vullnet dhe shpirt gare deri në pikën e fundit.

Të udhëhequr nga trajneri i mirënjohur Andi Miraku, skuadra e Elbasanit po tregon se puna e bërë gjatë fazës përgatitore po jep rezultat. Miraku ka ndërtuar një grup të bashkuar, ambicioz dhe me dëshirë për të ecur përpara, duke u fokusuar si në zhvillimin teknik të lojtarëve, ashtu edhe në forcimin e karakterit të skuadrës.

Kjo fitore e parë është një sinjal i qartë se Elbasani U19 është gati të konkurrojë denjësisht në çdo ndeshje të kampionatit. Energjia e djemve, bashkë me frymën e skuadrës që ka krijuar stafi teknik, premtojnë një sezon të suksesshëm dhe plot emocione për tifozët verdheblu.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Në burg prej shkurtit, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Erion Veliajt

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt...

Historia e një legjende, Dorian Bylykbashi dhe rruga e tij në futboll

Nga Miranda Sadiku Në historinë e futbollit elbasanas, pak emra...

Porositi vrasjen e Selavdi Shehajt në Itali për 150 mijë euro, arrestohet Altin Sinomati në Dubai

Altin Sinomati, porositësi i vrasjes së Selavdi Shehajt në...