Volejboll meshkuj/ Elbasani në parket për fitore, qyteti thirret në mbështetje

Ditën e nesërme, në orën 18:00, në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” do të zhvillohet ndeshja e volejbollit për të rritur mes ekipeve të meshkujve të Elbasanit dhe Erzenit.

Një përballje që pritet të dhurojë emocione dhe rivalitet të fortë në parket, ku skuadra e Elbasanit do të luftojë për çdo pikë me vendosmëri dhe karakter. Pavarësisht sfidave, ekipi ka dhënë maksimumin për të përfaqësuar me dinjitet qytetin dhe për të mbrojtur me krenari flamurin e klubit në çdo ndeshje, brenda dhe jashtë Elbasanit.

Në këtë sfidë ndaj Erzenit, volejbollistët elbasanas kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve të tyre. Thirrja është e qartë: sa më shumë sportdashës në tribunë për të qenë pranë ekipit në një përballje të rëndësishme të sezonit. Prania e publikut në sallë përbën një shtysë të rëndësishme për skuadrën në parket. Objektivi është që atmosfera në “Tomorr Sinani” të jetë në lartësinë e emrit të Elbasanit dhe të mbështesë ekipin drejt një paraqitjeje sa më pozitive.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

  Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...

Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin...