Vllaznia parakalon Elbasanin dhe ngjitet në krye të Superiores

Vllaznia ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj AF Elbasanit, duke triumfuar minimalisht me rezultatin 1-0 në “Loro Boriçi”. Një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, ku shkodranët arritën të ishin më kërkues dhe konkretë në momentet vendimtare.

Goli që vendosi fatin e sfidës erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Jago shfrytëzoi një rast të krijuar nga presioni i Vllaznisë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin që zgjati deri në fund. Në pjesën e dytë, Elbasani tentoi të reagojë, por pa mundur të ndryshojë rezultatin.

Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në krye të renditjes me 13 pikë, duke parakaluar Elbasanin që mbetet i dyti me 11. Për verdheblutë, kjo është humbja e parë në kampionat, por ekipi i Ivan Gvozdenoviçit mbetet mes pretendentëve kryesorë dhe vijon rrugëtimin me ambicie të larta.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zoti është i mirë!

Nga Xhensil Shkëmbi Para pak ditëve në martenitetin e Korçës...

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...