Viti i ri shkollor në bashkinë Cërrik këtë shtator do nisë pa mbyllje shkollash dhe me numër të qëndrueshëm nxënësish

Në Bashkinë e Cërrikut gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2025-2026 dhe sivjet si në asnjë bashki tjetër të vendit tonë aty rezulton se nuk ka rënie të numrit të nxënësve. Sipas zj. Vjollca Qose, Drejtore e Zyrës Vendore Arsimore në Cërrik, ky vit do të nisë me një numër të qëndrueshëm nxënësish dhe pa asnjë mbyllje shkolle, ndërsa fokusi punës është përqëndruar edhe te përmirësimi i infrastrukturës arsimore. Sipas Qoses, 173 nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e klasës së parë, një shifër thuajse identike me atë të vitit të kaluar, kur u regjistruan 174 nxënës.

Në klasat e dhjeta, janë regjistruar 107 nxënës, duke ruajtur kështu një trend stabël në regjistrimet e reja. Ndryshe nga vitet e fundit, këtë vit nuk do të ketë mbyllje shkollash, pasi nuk është vërejtur një rënie e ndjeshme e numrit të nxënësve. Ky është një zhvillim pozitiv që ka sjellë qetësi për komunitetin e Cërrikut dhe për stafet arsimore.

Në total, gjatë këtij viti shkollor në Bashkinë Cërrik do të funksionojnë:

10 shkolla 9-vjeçare
• 2 shkolla të bashkuara
• 2 gjimnaze
• dhe 4 shkolla vartëse, të shpërndara në zonat periferike të bashkisë.

Edhe pse këtë vit nuk ka hapje të reja shkollash, Vjollca Qose, Drejtore e Zyrës Vendore Arsimore Cerrik, thekson se në vitin e kaluar u hap shkolla 9-vjeçare “Rushan Qevani” në Selvias, duke përmirësuar ndjeshëm aksesin në arsim për banorët e kësaj zone.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm për këtë vit është rikonstruksioni i shkollës së bashkuar “Mehmet Bajraktari” në Shalës, që pritet të nisë së shpejti. Kjo shkollë ka qenë për një kohë të gjatë në nevojë për përmirësim të infrastrukturës.

Aktualisht, në të gjithë territorin e bashkisë janë 275 mësues në detyrë, të cilët do të angazhohen për garantimin e cilësisë së mësimdhënies. Gjithashtu, po përgatiten trajnime për zbatimin e kurrikulave të reja, në përputhje me reformat e fundit në arsimin parauniversitar.

“Këtë vit kemi stabilitet në të gjitha drejtimet. Numri i nxënësve mbetet në nivele të njëjta me një vit më parë, nuk kemi pasur mbyllje shkollash dhe po punojmë për përmirësimin e kushteve mësimore. Prioritet mbetet infrastruktura dhe mbështetja për mësuesit në çdo njësi arsimore”, u shpreh znj. Qose.

Viti shkollor 2025-2026 pritet të nisë më 9 shtator, ndërsa përgatitjet logjistike dhe administrative janë drejt përfundimit. Autoritetet arsimore lokale shprehen optimiste për një fillim të mbarë dhe një vit të suksesshëm shkollor për nxënësit dhe mësuesit e Bashkisë Cërrik.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...