“Vini këtu dhe keqinformoni fermerët”/ Salla përplaset me Braçen, deputeti socialist: Je i vetmi ministër Bujqësie që…

TIRANË ,6 qershor 2026/Albania Express News/Një përplasje ka ndodhur në seancën e sotme plenare mes ministrit të Bujqësisë, Andis Salla dhe deputetit socialist Erion Braçe, pas një interpelance të kërkuar nga ky i fundit.

Salla e akuzoi Braçen se ka keqinformuar fermerët dhe ka ngritur alarme fals, ndërsa deputeti iu kthye duke i thënë se ai është i vetmi ministër i Bujqësisë që nuk e pranon që TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë.
Pjesë nga debati-

Salla: Kemi analizat që janë këtu. Nuk mund të keqinformojmë të gjithë fermerët dhe të ngremë alarm, duke ngritur zërin për një produkt që ne akoma nuk na kishin dalë analizat dhe ju kërkonit përgjigje pa dalë një analizë shtetërore. Marrim mostrat dhe bëjmë analizat në laborator. Në ditët që ka dalë problemi dhe në ditët në vazhdim. S’e mbaj mend datën se s’kam datë këtu. Çfarë po flet? Ja ku i ke analizat. Urdhëro. 29.05, urdhëro datën. Vini këtu, keqinformoni e ngrini alarm për fermerët. Është e disata herë që e bëni. Dhe më vjen keq që ju bëni të tilla skenash. Keqinformoni fermerët për raste që s’janë të nevojshme.
Braçe: Atë historinë e përsëritur të alarmeve false, merre mbrapsht. E di pse do e marrësh mbrapsht? Në njërën nga rastet fola për kafshët shoqëruese, që nuk i mbulon qeveria jote, apo jo? Ekzakt pra, ekzakt. Hiqe njërin nga rastet. Rastin tjetër e ke të provuar. Je i vetmi ministër Bujqësie që nuk e pranon që TVSH-ja, apo sistemi i TVSH-së që ne kemi… S’e kupton pra, prandaj të them. Sistemi i TVSH-së që ne kemi ka groposur blegtorinë. Ti je i vetmi ministër Bujqësie që nuk e pranon këtë. Je i vetmi. Je i vetmi ministër Bujqësie që mbledh ata të fabrikave të bëjnë deklaratë kundër deputetëve. Ky është problem shumë i madh. Mirë mo ministër, si mund të thuash që mund të ketë rënë shi në atë rastin atje? Në këtë vend, shi ka rënë vetëm dje o ministër. Në këtë vend ka thatësirë prej javësh. Dje ka rënë shi. Me çfarë laget një magazinë? Serioziteti i këtyre institucioneve që ju drejtoni, është një problem shumë i madh. Edhe unë me analiza shtetërore. Është i njëjti laborator që brenda tre ditëve jep rezultate të ndryshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr në lagjen Drapata të Hotolishtit në bashkinë e Librazhdit, ndërhyrja e zjarrfikësve shpëton banesën

LIBRAZHD-HOTOLISHT ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Një zjarr ka...

Ngërçi i pagave/ Bojkotohet puna në Gjykatën e Tiranës, administrata bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Ngërçi me pagat...

Mori detyrën si ambasadore e re e Bashkimit Europian, Rama pret në zyrë Sofia Moreira de Sousa

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Kreu i ekzekutivit...

Kryebashkiaku Besian Ajazi pranë KF Gramshit , skuadra përgatitet në kryeqytet për startin e sezonit të ri

GRAMSH, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Kryetari...