Vijojnë punimet në shkollën 9-vjeçare të Shushicës

Në Shushicë vijojnë punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare, duke i dhënë jetë një investimi të rëndësishëm në shërbim të 314 nxënësve dhe 33 mësuesve që çdo ditë kontribuojnë në edukimin e brezit të ri.

Ky investim përfaqëson një premtim të mbajtur të Kryetarit të Bashkisë Elbasan ndaj banorëve të zonës dhe komunitetit shkollor, në buxhetimet me pjesëmarrje.

Punimet po ecin me ritme të shpejta për rilindjen e shkollës, një investim i ardhur edhe si kërkesë e vetë banorëve.
Projekti i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Elbasan parashikon rikonstruksionin e godinës ekzistuese, si dhe ndërtimin e godinës së re për fushën e futbollit, të pajisur me të gjitha standardet e sigurisë.

Ky investim synon të ofrojë kushte më të mira, ambiente më funksionale dhe më dinjitoze për nxënësit dhe stafin pedagogjik, duke garantuar hapësira bashkëkohore për mësim dhe zhvillim.

Bashkia Elbasan vijon angazhimin e saj për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, duke e konsideruar arsimin një prioritet kyç për të ardhmen e komuniteteve lokale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...