Vijojnë prishjet për zgjerimin e aksit Elbasan–Prrenjas, pronarët rezistojnë për vlerën e kompensimit

Në hyrje të qytetit të Librazhdit ka vijuar edhe sot ndërhyrja e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), si pjesë e aksionit për lirimin e sheshit të nevojshëm të projektit publik “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan – Prrenjas – Qafë-Thanë, Faza IV”. Prej së martës së javës së kaluar, IKMT ka nisur prishjen e disa godinave të bizneseve që ndodhen përgjatë aksit, por këtë të martë përplasjet janë tensionuar për shkak të rezistencës së pronarëve.

Bizneset e prekura pretendojnë se vlera e kompensimit që kanë marrë është shumë më e ulët se ajo reale dhe se procesi i shpronësimit nuk pasqyron dëmin ekonomik që u shkaktohet. Ata deklarojnë se objektet i kanë boshatisur që prej 17 nëntorit 2025, por refuzojnë të lejojnë vijimin e prishjeve pa një zgjidhje financiare të drejtë.

Për të garantuar zbatimin e projektit, aksionit të IKMT i është bashkuar edhe policia e Librazhdit. Kryekomisarja Nertila Meta u ka bërë thirrje pronarëve që të mos pengojnë punonjësit e IKMT-së dhe paralajmëroi se çdo akt kundërshtimi do të procedohet ligjërisht.

Sipas IKMT-së, të gjitha godinat e parashikuara për prishje 22 objekte, disa deri në katër kate janë shpronësuar për interes publik, duke u zbatuar legjislacioni dhe procedurat përkatëse.

Institucioni thekson se projekti është një investim strategjik që do të sjellë përmirësim të infrastrukturës, rritje të sigurisë rrugore dhe zhvillim të mëtejshëm ekonomik për qarkun e Elbasanit. Ndërkohë, në terren situata mbetet e tensionuar, ndërsa IKMT pritet të vijojë prishjet sipas planit të punimeve të miratuara.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...