Vetëvendosje voton Kurtin për kryeministër, njoftohen reformat kryesore

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka votuar unanimisht Albin Kurtin si kandidat për kryeministër të Qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Në fjalimin e tij, Kurti tha se mandati i ri do të ketë në fokus investime të mëdha në transportin publik, mirëqenie sociale dhe zhvillim ekonomik.

“Do të nisim me përjetësimin e programit anembanë. Do të krijojmë një rrjet të integruar transporti në gjithë territorin e vendit. Bileta do të jetë e subvencionueshme dhe me vetëm 10 euro do të mund të udhëtohet kudo në Kosovë,” u shpreh ai.

Kryeministri në detyrë njoftoi gjithashtu se do të investohen mbi gjysmë miliardi euro në Brezovicë, me synimin që ky destinacion turistik të bëhet i njohur ndërkombëtarisht. Ai premtoi mbështetje të veçantë edhe për sipërmarrësit nga diaspora.

Në aspektin social, Kurti deklaroi se gjyshërit që kujdesen për nipërit e mbesat do të përfitojnë 100 euro shtesë çdo muaj, ndërsa paga minimale do të rritet mbi 500 euro.

Po ashtu, ai bëri të ditur se:

  • do të hiqet taksa 10% për veturat e importuara nga BE-ja,

  • do të themelohet Fondi i Sigurimeve Shoqërore për të mbuluar pagesën e pushimit të lehonisë,

  • do të dyfishohet buxheti i bursave dhe do të shtohen bursat e mobilitetit,

  • do të nisë skema e “boneve” për fëmijët që ndjekin kopshtet private.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...