Verdheblutë drejt Shkodrës për të thyer mallkimin dhe ruajtur fronin

Këto pesë javë të para, Elbasani ka kaluar një kalendar tepër të vështirë, duke u përballur me ekipe që kanë hyrë me objektiva të qarta për titull. Tre prej tyre – Egnatia, Dinamo dhe Partizani – ishin pjesë e “Final 4” sezonin e kaluar, ndërsa Flamurtari e Teuta kanë investuar fuqishëm këtë verë. Megjithatë, verdheblutë kanë dalë me sukses nga ky start i fortë: asnjë humbje dhe vendi i parë në klasifikim.

Tani, përballja me Vllazninë shihet si testi më i rëndësishëm për skuadrën e Ivan Gvozdenoviç. Shkodranët janë vetëm një pikë larg, dhe një rezultat pozitiv në “Loro Boriçi” do ta forconte ndjeshëm pozicionin e Elbasanit në krye.

Ky sezon duket ndryshe nga ai i kaluar. Në edicionin e shkuar, Elbasani nuk arriti të fitonte me rivalët e “Final 4”, ndërsa këtë herë ka mposhtur Dinamon dhe Partizanin, duke barazuar me kampionët e Egnatias. Për të plotësuar “hakmarjen”, mbetet vetëm Vllaznia – e vetmja që ende nuk është mposhtur në elitë. Një fitore në Shkodër do të thyen mallkimin e fundit dhe do të shënonte një moment historik për verdheblutë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ursula von der Leyen viziton sot Kosovën, takime me Osmanin dhe Kurtin

Në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor, Presidentja e...

Rritet përdorimi i mjeteve elektrike, ndikim i ndjeshëm në uljen e ndotjes

Flota e mjeteve në qarkullim po përjeton një transformim...