Vendim i Këshillit të Ministrave për shpërblimin e forcave të emergjencës

Ekipet e emergjencave që punuan pa u ndalur në betejën me vatrat e zjarrit në mbarë vendin do të shpërblehen financiarisht për përkushtimin e treguar. Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të posaçëm, që parashikon dhënien e shpërblimeve me vlerë nga një deri në tre paga mujore për efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse.

Shuma e shpërblimit do të varet nga kohëzgjatja dhe intensiteti i angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës së këtij viti, kur vendi u përball me një sezon të vështirë zjarresh. Ky vendim vjen si vlerësim për sakrificën dhe punën e palodhur të forcave të emergjencës, që shpesh kanë vepruar në kushte të vështira terreni dhe me rrezik të lartë për jetën.

Qeveria ka deklaruar se ky shpërblim është një formë mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës private dhe pasurisë natyrore të vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...