Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në fshatin Sosëm në bashkinë e Gramshit, duke shkaktuar panik të madh tek banorët e zonës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të terrenit të vështirë dhe erës duke rrezikuar banesa dhe sipërfaqe me bimësi.
Autoritetet lokale dhe forcat zjarrfikëse janë vënë menjëherë në lëvizje për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa po përdoren edhe mjete të specializuara për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, banorëve u është bërë thirrje të shmangin lëvizjet pranë zonës së prekur dhe të bashkëpunojnë me ekipet e emergjencës.
Deri më tani, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale mund të jenë të konsiderueshme nëse zjarri nuk izolohet në kohë.
albaniaexpress.al