UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë Botërore të Biosferës, Shqipëria merr një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar

SHKODËR ,6 qershor 2026/Albania Express News/Një lajm i rëndësishëm për Shqipërinë dhe veçanërisht për rajonin e Shkodrës vjen nga UNESCO.

Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, organizata ndërkombëtare ka shpallur zyrtarisht Liqenin e Shkodrës si një nga 14 rezervat e reja të biosferës në botë për vitin 2026.
Me këtë vendim, Liqeni i Shkodrës bëhet pjesë e Rrjetit Botëror të Rezervave të Biosferës të UNESCO-s, i cili tashmë numëron 797 zona të mbrojtura në 145 vende të botës.

UNESCO vlerëson rezervat e biosferës si territore me vlera të jashtëzakonshme ekologjike, ku ruajtja e natyrës ecën paralelisht me zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e komuniteteve lokale. Përzgjedhja e Liqenit të Shkodrës konsiderohet një njohje ndërkombëtare për pasurinë e tij natyrore, biodiversitetin unik dhe rëndësinë që ka për ekosistemin e rajonit.
Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s, Khaled El-Enany, deklaroi se rezervat e biosferës dëshmojnë çdo ditë se mbrojtja e natyrës dhe përmirësimi i jetës së njerëzve nuk janë qëllime në kundërshtim me njëra-tjetrën.
Për Shkodrën, ky status i ri pritet të sjellë më shumë vëmendje ndërkombëtare, mundësi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, projekte mjedisore dhe promovimin e një prej pasurive më të rëndësishme natyrore të Ballkanit.
Liqeni i Shkodrës ishte një nga 14 zonat e reja të shpallura këtë vit nga UNESCO, krahas rezervave të reja në vende si Kanadaja, Portugalia, Mongolia, Filipinet dhe Vietnami.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ngërçi i pagave/ Bojkotohet puna në Gjykatën e Tiranës, administrata bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Ngërçi me pagat...

Mori detyrën si ambasadore e re e Bashkimit Europian, Rama pret në zyrë Sofia Moreira de Sousa

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Kreu i ekzekutivit...

Kryebashkiaku Besian Ajazi pranë KF Gramshit , skuadra përgatitet në kryeqytet për startin e sezonit të ri

GRAMSH, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Kryetari...

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

FRANCË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Dy hajdutë kanë...