Ujëvara e Peshturës, tjetër thesar unik i Parkut Kombëtar Vjosa

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga ujëvara e Peshturës, të cilën e cilëson si perla e fshehur e Progonatit në zemër të Tepelenës.

“E fshehur mes shkëmbinjve dhe gjelbërimit, kjo ujëvarë e kristaltë rrjedh si një melodi natyrore që të fton të përjetosh qetësinë, freskinë dhe mrekullinë e saj”, theksoi Kumbaro.

Ministrja nënvizoi se, ujëvara e Peshturës është një tjetër thesar unik i Parkut Kombëtar Vjosa, që pret të zbulohet nga çdo vizitor.

Ujëvara e Peshturës ndodhet në Progonat të Tepelenës e për të shkuar atje duhet të kalohet përmes malësive të Tepelenës.

Zona përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë të cilët në shekuj janë përshkuar nga përrenj të vrullshëm dhe lozonjarë.

Forma të shumta karstike, gropa të thella, shpella të shumta dhe ujëvara është peizazhi që ofron rruga për të shkuar drejt ujëvarës së Peshturës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Një “okazion” nga Benini, Chicoto Koffi Romeo zgjon interes në merkaton shqiptare

Emri i mesfushorit beninez Chicoto Koffi Roméo ka nisur...

Edi Rama: Nis korrja e grurit në fushat e arta të Dropullit

DROPULL, 4 korrik 2026/Albania Express News/ -Në fushën pjellore...

Protesta mbarëkombëtare, Diaspora ‘pushton’ Tiranën/ Qytetarët nisin organizimin në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Sot mbahet protesta mbarëkombëtare....