UEFA lejon vetëm 23 lojtarë: Mitaj dhe Shehu përjashtohen nga sfida me Anglinë

Shqipëria mbyll sot fushatën kualifikuese për Botërorin 2026 në Grupin K, përpara se të përqendrohet te gjysmëfinalja e “play off”-it. Kuqezinjtë do të përballen me Anglinë në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 18:00.

Sipas burimeve të “Panorama Sport”, trajneri Silvinjo ka vendosur të lërë në tribunë dy futbollistë: Juljan Shehun dhe Mario Mitajn. Të dy kanë qenë pjesë e pandashme e skuadrës gjatë kualifikueseve, por rregullorja e UEFA-s lejon grumbullimin e vetëm 23 lojtarëve nga 25 të thirrur fillimisht.

Kështu, Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti – të cilët qëndruan në tribunë ndaj Andorrës – do të kenë mundësinë të jenë pjesë e listës për ndeshjen ndaj Anglisë.

Vendimi nuk konsiderohet surprizë, pasi pesë futbollistë rrezikojnë të humbasin gjysmëfinalen e “play off”-it nëse ndëshkohen sot. Mitaj dhe Shehu ishin mes të rrezikuarve, ndërsa tani mbeten tre: Rei Manaj, Arlind Ajeti dhe Nedim Bajrami.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

  Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...