UEFA befason Bayern Munich, pezullon për 3 ndeshje Luis Diaz, për ndërhyrjen horror…

Ndërhyrja horror e Luis Diaz ndaj Ashraf Hakimi në ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Bayern Munich dhe PSG, ishte një temë diskutimi edhe më tepër se rezultati atë ditë.

Si rrjedhojë mbrojtësi maroken po vazhdon ti nënshtrohet fazës së rikuperimit, ndërkoh që kritika të shumta shkuan ndaj futbollistit të Bayern-it. Sot UEFA ka njoftuar skuadrën gjermane për një pezullim prej 3 ndeshjesh për Luis Diaz, pikërisht për këtë ndërhyrje.
Një vendim i cili ka sjellë reagimin e klubit bavarez, që i ka kërkuar arsyetimin e zbardhur dhe të plotë UEFA-s për këtë penalizim të lojtarit të tyre për të përgatitur apelimin.

Ndërkohë që një ndeshje pezullim Diaz e ka automatikisht për shkak të kartonit të kuq që mori për ndërhyrjen e kryer.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit nuk bëjnë prapa, marshojnë në ditën e 72-të: Këtu derisa Rama të japë dorëheqjen

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Qindra qytetarë u mblodhën...

11 ditë protestë në Divjakë, banorët këmbëngulin: “Divjaka të mbetet bashki!”

Nga Sara Tarko DIVJAKË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Prej 11...

Shëtitorja e re e Ksamilit, hapësirë e transformuar për banorët dhe turistët

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Shëtitorja e re e...