Turizmi shqiptar në fokus të elitës globale: Elvis Kotherja panelist në Albite Conference

Një nga figurat më të spikatura të turizmit dhe mikpritjes në Shqipëri, z.Elvis Kotherja, është prezantuar zyrtarisht si panelist në konferencën prestigjioze Albite Conference, organizuar nga AlbChef dhe Albite Fest.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, organizatorët kanë vënë në dukje peshën e jashtëzakonshme  dhe kontributin e z.Kotherja në zhvillimin e sektorit të turizmit në Shqipëri , ku ai numëron mbi 26 vite eksperiencë në role drejtuese. Aktualisht, ai mban postin e Drejtorit Menaxhues në kompaninë prestigjoze Elite Travel Group dhe njëkohësisht drejton Komitetin e Turizmit dhe Mikpritjes pranë Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.

Ekspertiza e tij është e njohur për ndërtimin e partneriteteve strategjike dhe përqasjen inovative në lidhjen e shërbimeve të transportit me turizmin cilësor, një aspekt kyç për zhvillimin e sektorit HORECA dhe industrisë së linjave ajrore në vend.

Gjatë panelit të parë me temë “Beyond Destinations”, z.Elvis Kotherja pritet të ndajë vizionin e tij mbi rëndësinë e bashkëpunimit publik-privat, si dhe rolin që luajnë kultura dhe eksperienca në transformimin e turizmit modern. Ai do të ndalet gjithashtu në nevojën për të forcuar lidhjet ndërkombëtare, veçanërisht ato mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e mikpritjes.

Pjesëmarrja e tij në këtë konferencë të rëndësishme konsiderohet një vlerë e shtuar për diskutimet strategjike mbi të ardhmen e turizmit shqiptar, në një kohë kur sektori po përjeton një rritje të ndjeshme dhe kërkon modele të reja zhvillimi të qëndrueshëm dhe konkurrues në tregun global.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME