Turizmi shëndetësor, malor dhe kulinar: Elbasani cakton zonat kryesore

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar shpalljen e katër zonave prioritare për zhvillim brenda territorit administrativ të Bashkisë Elbasan. Zonat e përzgjedhura janë Njësitë Administrative Gjinar, Funar, Tregan dhe Shushicë të cilat përbëjnë një potencial të rëndësishëm ekonomik, turistik e mjedisor për qytetin dhe rajonin.

Ky vendim bazohet në Ligjin nr. 20/2025 “Për Paketën e Maleve”, si dhe në udhëzimet përkatëse të miratuara nga Ministria e Pushtetit Vendor, duke synuar nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm, turizmit rural e natyror, si dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore e kulturore të zonave. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, theksoi se këto zona kanë potencial të lartë zhvillimi dhe po tërheqin interes të madh nga bizneset dhe investitorët, ndërsa prioritet mbetet zhvillimi i turizmit malor dhe ekoturizmit.

Gjinari, i njohur si “xhevahiri natyror” i Elbasanit, ofron potencial për zhvillimin e turizmit malor, ekoturizmit dhe përpunimit të bimëve mjekësore. Funari, me pyjet e pasura dhe liqenet e tij natyrale, shihet si një destinacion i ardhshëm për turizëm kulturor, rural dhe sporte e aventurës. Nga ana tjetër, Tregani, me ujërat termale, mbetet një atraksion i veçantë për turizmin shëndetësor e relaksues. Aktualisht zona më e frekuantuar e Elbasanit me mbi 9 mijë vizitorë çdo vit.

Ndërsa Shushica (Bysheku), vetëm pak kilometra nga qyteti, konsiderohet një zonë me potencial për turizëm familjar, bujqësi dhe kulinari tradicionale. Një zhvillim më të madh Shushica pritet të marrë në vijim teksa bëhet zona më e afërt me autumotoparkun dhe koridorin e VIII ç’ka do të ndikojë drejpërdrejt në zonën e Shushicës dhe jo vetëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...