Turizmi i Beratit rritet, rezervime deri 50% më shumë

Edhe në ditët e para të shtatorit, rrugët e kalldrëmta dhe Kalaja e Beratit janë të mbushura me vizitorë vendas dhe të huaj. Berati, pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s, tërheq vizitorë gjatë gjithë vitit. Nga janari deri gusht, qytetin e vizituan rreth 500 mijë persona.

Drejtoresha e Turizmit, Silvi Merdani, tha se për të vizituar Beratin nuk mjafton më një vizitë dyditore. Vizitorët nuk largohen pa vizituar Kalanë, muzeun “Onufri”, bulevardin qendror, lagjet “Mangalem” e “Goricë”, kanionet e Osumit, kantinat e verës dhe vreshtat.

Sipas Merdanit, strukturat akomoduese janë rritur rreth 45%, ndërsa shtatori dhe tetori pritet të kenë rritje prej 50% në rezervime. Në muzeun “Onufri” janë numëruar rreth 61.668 vizitorë nga janari deri gusht, të interesuar për koleksionin e 196 ikonave dhe objekteve liturgjike.

Bashkia e Beratit organizon aktivitete kulturore gjatë gjithë vitit, si Festa e Fikut, Dita e Çlirimit të Beratit, Dita e Turizmit dhe Festën e Ullirit. Tetori sjell festivalin “Wine and Stories of Berat” dhe Festivalin e Verës, ku marrin pjesë 40 kantina nga Shqipëria, Kosova dhe Italia.

Guidat turistike, si Flutura Xhafa, shoqërojnë vizitorët për të zbuluar historinë dhe traditat e qytetit, duke përfshirë Kalën, lagjet historike, Urën e Goricës, Xhaminë Mbret, teqeja Helvetive dhe Konakët e Dervishëve. Fluksi i madh i turistëve ka kthyer turizmin në një shtyllë kryesore të ekonomisë së Beratit, duke ofruar një përvojë kulturore dhe mikpritëse të pasur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia e Rrogazhinës kërkon pikë në Danimarkë, superkompjuteri i jep 79,2% shanse për kualifikimin historik

NGA FATMIR POPJA Rrogozhinasit përballen sonte në orën 21.00 me...

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...