Trump urdhëron flamujt në gjysmështizë pas sulmit në Minneapolis

Sulmi masiv që shkaktoi vdekjen e dy fëmijëve në një shkollë katolike në Minneapolis po hetohet si “akt terrorist dhe krim urrejtjeje ndaj besimtarëve katolikë”, njoftoi drejtori i FBI-së, Kash Patel, përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Sipas autoriteteve, Robin Westman, 23 vjeç, qëlloi me breshëri plumbash drejt shkollës, duke lënë të vdekur dy fëmijë, 8 dhe 10 vjeç, dhe duke plagosur 17 të tjerë. Pas sulmit, ai i dha fund jetës së tij.

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi pak orë më pas, duke nënshkruar një dekret presidencial në nder të viktimave. Ai përshkroi të shtënat si “akte të pakuptimta dhune” dhe urdhëroi që flamujt në të gjithë SHBA-në të ulen në gjysmështizë. Ky urdhër do të mbetet në fuqi deri të dielën, më 31 gusht.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Grupit...

Bashkim Taga, emër që Durrësi nuk duhet ta harrojë

Një jetë në shërbim të basketbollit, një histori pasioni,...

“Mos e humbisni mundësinë për dialog”, vajza e Azem Hajdarit mesazh studenteve me foton e të atit

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Ish-deputetja e PD-së,...