Trump paralajmëron Iranin: SHBA do të marrë masa shumë të forta nëse ekzekutoni protestuesit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se Uashingtoni do të ndërmarrë “masa shumë të forta” nëse Irani ekzekuton protestuesit që kanë dalë në rrugë kundër qeverisë.

Gjatë një fjalimi në Michigan, Trump u bëri thirrje qytetarëve iranianë të vazhdojnë protestat dhe të “marrin kontrollin e institucioneve”, duke theksuar se përgjegjësit për dhunën ndaj protestuesve “do të paguajnë një çmim shumë të lartë”.
“Për të gjithë patriotët iranianë, vazhdoni të protestoni”, deklaroi ai, duke shtuar se SHBA-të do të qëndrojnë në krah të civilëve që kundërshtojnë regjimin në Teheran.

I pyetur nga CBS News për deklaratën se “ndihma është duke ardhur”, Trump tha se bëhet fjalë për mbështetje në forma të ndryshme, përfshirë ndihmën ekonomike, por theksoi se SHBA-të nuk do ta ndihmojnë qeverinë iraniane.
Presidenti amerikan foli gjithashtu për vdekjet gjatë protestave, duke i cilësuar si “një numër mjaft i konsiderueshëm”. Lidhur me raportet se disa protestues mund të ekzekutohen të mërkurën, Trump ishte i prerë: “Nëse ata bëjnë një gjë të tillë, SHBA-të do të reagojnë me masa shumë të forta.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...