Trump ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, Rama batuta me Macron: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin

Një video e kryeministrit Edi Rama në samitin e Komunitetit Politik Evropian, është kthyer në virale në brenda pak minutave, duke shkaktuar humor.Rama dëgjohet duke i thënë presidentit të Francës Emanuel Macron që të kërkojë falje se pse nuk e ka uruar Shqipërinë dhe Azerbajxhanin që e kishin nënshkruar tashmë paqen.
Komenti me humor i Ramës vjen pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ngatërruar disa herë Azerbajxhanin me Shqipërinë. Ai disa herë ka thënë “Albania”, në vend të “Armenia”, teksa shprehet se i kishte dhënë fund konfliktit mes kësaj të fundit dhe Azerbajxhanit.Rama: Duhet të kërkosh falje!
Macron: Pse?
Rama: Sepse nuk na përgëzuat kur arritëm marrëveshjen e paqes midis dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje!
Macron: Më vjen keq pra!
Rama: Ai punoi shumë, punoi shumë. Kishim 500 vjet në konflikt!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Rama jepe dorëheqjen”-Dita e 55 e rezistencës qytetare/ Protestuesit rikthehen në sheshin “Skënderbej”

TIRANË ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Rezistenca qytetare hyn sot...

Luçiano Boçi: 10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin

Nga Luçiano Boçi: 10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të...

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

ROSKOVEC ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Bilanci i viktimave nga...