Trump kërcënon me bllokimin e hapjes e urës që lidh SHBA më Kanadanë: Amerika duhet të zotëroj të paktën gjysmën e projektit

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi të hënën se nuk do të lejonte hapjen e një ure në ndërtim e sipër që do të lidhë Kanadanë me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se vendi i tij duhet të zotërojë “të paktën gjysmën” e infrastrukturës.

“Nuk do të lejoj që kjo urë të hapet derisa Shtetet e Bashkuara të kompensohen plotësisht për gjithçka që u kemi dhënë atyre dhe gjithashtu derisa Kanadaja t’i trajtojë Shtetet e Bashkuara në mënyrë të drejtë dhe me respektin që meritojmë”, tha presidenti amerikan nëpërmjet Truth Social.
“Ne do të fillojmë negociatat menjëherë”, shtoi ai.

“Me gjithçka që u kemi dhënë atyre, ne duhet të zotërojmë ndoshta të paktën gjysmën e saj”, këmbënguli Donald Trump.
Ura, ende në ndërtim e sipër mbi lumin Detroit, do të lidhë qytetin me të njëjtin emër në Michigan me qytetin kanadez Windsor të Ontarios.
Projekti filloi në vitin 2018 dhe kostoja totale u vlerësua të arrinte në 6.4 miliardë dollarë kanadezë. Ura është planifikuar të jetë funksionale këtë vit.
Sipas një dokumenti nga organi i menaxhimit të projektit, Autoriteti i Urës Windsor-Detroit, Kanadaja është zotuar të garantojë plotësisht financimin e projektit, megjithatë, ura do të jetë në pronësi të përbashkët të vendit dhe shtetit amerikan të Michiganit. Ajo do të emërohet sipas legjendës kanadeze të hokejit në akull, Gordie Howe.
Në të njëjtin postim Trump kritikoi edhe një herë Otavën për qëllimin e saj për të forcuar bashkëpunimin me Kinën. “Pekini ‘do ta hajë Kanadanë të gjallë’, tha ai.
Presidenti republikan sulmoi gjithashtu paraardhësin e tij demokrat, Barack Obama, i cili i kishte dhënë dritën jeshile projektit.
Që kur u kthye në pushtet, Donald Trump ka rritur qëndrimet e tij armiqësore ndaj Kanadasë, si dhe sulmet e tij, si tregtare ashtu edhe ekonomike, ndërsa për një farë kohe ai përsëriti se fqinji verior i vendit të tij duhet të jetë “shteti i 51-të” i Shteteve të Bashkuara.
Kohët e fundit, ai e kërcënoi vendin me taksa shtesë doganore “100%” nëse arrihet një marrëveshje tregtare midis Kanadasë dhe Kinës, ndërsa njoftoi se qeveria e tij do të tërheqë certifikimin e avionëve të prodhuar nga industritë kanadeze, mbi të gjitha avionët Bombardier.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama publikon foto nga protesta dhe sheshi i tifozëve të ndeshjes Portugali-Spanjë: Kjo osht Tirona jonë e kontradiktës

TIRANË,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ndërsa në Tiranë mbahet protesta...

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...