Një moment historik po përjetohet në qytetin e Elbasanit, ku për herë të parë një tribunë tifozësh Ultras merr emrin e një prej figurave më të dashura të komunitetit të tyre. Tribuna do të quhet “Spartak Mazhi”, në nder të tifozit legjendar të Elbasanit, i cili u nda nga jeta disa vite më parë, por mbetet gjithmonë në zemrat e shokëve dhe të gjithë tifozëve.
Të gjithë qytetarët dhe adhuruesit e futbollit ftohen të marrin pjesë në këtë ngjarje të veçantë të shtunën, më 27, në orën 19:00, kur skuadra e Elbasanit do të luajë ndeshjen kundër Teutës. Grumbullimi fillon prej orës 17:00 në Fan Club-in e Elbasanit, ku tifozët do të bashkohen përpara se të marshojnë drejt tribunës së re.
Ky akt simbolik është një mesazh i fortë i bashkimit dhe përkushtimit të tifozëve të Elbasanit, të cilët janë të shumtë dhe të pasionuar. Spartak Mazhi, pavarësisht ndarjes nga jeta, vazhdon të frymëzojë brezat e rinj të ultrasve dhe të kujton përkushtimin e tij ndaj skuadrës dhe komunitetit.
Të gjithë shokët dhe tifozët ftohen të mbushin Tribunën “Spartak Mazhi”, për të treguar se kujtimi dhe pasioni për futbollin nuk harrohet kurrë.
albaniaexpress.al