Tregu i sigurimeve rritet me 9.5% në janar–gusht 2025, sipas AMF

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka publikuar të dhënat zyrtare për ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar–gusht 2025, duke raportuar një rritje të ndjeshme si në të ardhura, ashtu edhe në numrin e kontratave të lidhura.

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën në 17.9 miliardë lekë, me një rritje prej 9.53% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Ndërkohë, numri i kontratave të sigurimit u rrit me 6.12%, duke arritur në 1,116,204 kontrata gjithsej.

Tregu vijon të dominohet nga sigurimet Jo-Jetë, të cilat përbëjnë 91.57% të totalit të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës përfaqësojnë 8.40% dhe risigurimi vetëm 0.026%.

Në ndarjen sipas llojit të sigurimit, sigurimet e detyrueshme zënë 61.84% të totalit të tregut, ndërsa sigurimet vullnetare përbëjnë 38.16%.

Nga ana tjetër, dëmet e paguara bruto gjatë kësaj periudhe arritën në 5.47 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 2.27% krahasuar me janar–gusht 2024.
Në sigurimin motorik, dëmet e paguara u rritën me 2.59%, duke arritur në 4.19 miliardë lekë.

Sipas AMF-së, të dhënat pasqyrojnë një zhvillim pozitiv të tregut të sigurimeve, si në rritjen e mbulimit me sigurim, ashtu edhe në forcimin e besimit të qytetarëve dhe bizneseve ndaj këtij segmenti të rëndësishëm të sektorit financiar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Po shfaqet në formë të jashtëzakonshme, ja plani i Trabzonspor për Ernest Muçin

Ernest Muçi është shfaqur në një formë të shkëlqyer...

TTW: Vizitoni Shqipërinë gjatë dhjetorit dhe zbuloni atmosferën magjike të festave

Shqipëria është një vend me thesare të fshehura, histori,...

Gonxhja dhe Salla në Dëgjesën Jubilare të papa Leone XIV në Vatikan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja mori...