Transporti hekurudhor në Shqipëri, qymyri dhe nafta mbajnë peshën kryesore

Transporti hekurudhor në vend shënoi rënie gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025, si në transportin e mallrave, ashtu edhe në atë të pasagjerëve.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT-i, gjatë kësaj periudhe, përmes rrjetit hekurudhor u transportuan rreth 98,9 mijë tonë mallra, me një rënie prej 26% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024.

Edhe volumi i mallrave të transportuar u ul ndjeshëm, duke zbritur në 3,36 milionë tonë kilometra, ose 25% më pak se një vit më parë.

Sipas të dhënave, transporti hekurudhor i mallrave mbetet i përqendruar kryesisht në distanca të shkurtra, ndërsa pjesën dërrmuese të ngarkesave e përbëjnë qymyri, linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror, të cilat përfaqësojnë mbi 93% të totalit të mallrave të transportuara me hekurudhë.

Rënie e ndjeshme u regjistrua edhe në transportin e pasagjerëve. Gjatë tremujorit të katërt 2025, vetëm 178 pasagjerë udhëtuan me tren, duke shënuar një ulje prej 73,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aktualisht, gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në Shqipëri është 253 kilometra, me linja funksionale që lidhin kufirin me Gjormin, Durrësin me Elbasanin, Rrogozhinën me Fierin dhe Fierin me Vlorën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME