Pylli i Fazanëve në Maliq, atraksion ekoturistik në juglindje të vendit

Pylli i Fazanëve në Maliq konsiderohet si një nga destinancionet më tërheqëse në juglindje të vendit për turizëm gjithëstinor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky pyll, të cilin e cilësoi një nga atraksionet më të bukura të juglindjes së vendit.

“Ndërthur një ekosistem të pasur me mundësi të shkëlqyera për ekoturizëm, ky pyll ofron përvoja unike për të shijuar bukuritë e natyrë”, u shpreh Rama.

Ky pyll, me një sipërfaqe prej 50 ha, ndodhet vetëm 10 km larg qytetit të Korçës. Ai ka një peizazh fantastik dhe gëzon njëkohësisht edhe statusin e monumentit natyror.

Interesant është fakti që në këtë pyll gjen jo vetëm fazanët, simbolin e këtij monumenti, por edhe shumë kafshë të tjera.

Larmishmëria e pyllit me plepa, shelgje, blire, pisha dhe bredha bën interesante edhe ecjet në natyrë duke dalë nga rutina e ambienteve urbane.

Pylli i Fazanëve, i rijetësuar nga dora e njeriut, është kthyer në një nga destinacionet e rëndësishme të juglindjes së vendit me organizimet familjare e shoqërore jo vetëm nga banorë të kësaj zone, por tashmë edhe të turistëve vendas dhe të huaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit prej 62 ditësh në shesh, mbyllet me marshimin e përnatshëm tubimi në kryeqytet

TIRANË ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e Tiranës mbështet...

Elbasan, diskutohen masat kundër dezinformimit dhe dhunës digjitale ndaj fëmijëve

ELBASAN, 31 korrik 2026/Albania  Express News/-Dezinformimi online dhe dhuna...

AF Elbasani ndahet në paqe me Bylisin në testin miqësor, Gvozdenoviç teston skuadrën para kampionatit

ELBASAN ,31 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani nuk shkoi...