Trajneri Sylvinho: Broja si Mbappe dhe Vinicius, Asllani dhe Bajrami po punojnë shumë fort

Pas triumfit minimal 1-0 ndaj Letonisë në “Arenën Kombëtare”, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ndau emocionet dhe analizën e tij për ndeshjen për mikrofonin e DigitAlb.

Vlerësimi i ndeshjes

“Fituam një garë shumë të vështirë. Letonia luajti tre ditë më parë një ndeshje të ngjashme ndaj Serbisë, që mund të kishte dalë edhe barazim. Kundërshtar fizikisht i fortë; nëse nuk shënon golin e sigurisë, mund të rrezikosh shumë,” tha tekniku brazilian.

Ai theksoi se ndryshimet taktike, si futja e Bajramit në formacion, ishin vendimtare: “Bajrami është një lojtar hibrid, depërton në zona dhe sjell fleksibilitet në lojë. I jap merita ekipit kundërshtar për disa situata të krijuara.”

Broja krahasohet me yjet botërorë

Sylvinho komentoi edhe performancën e Brojës: “Në pjesën e dytë ka pasur hapësira dhe kundërsulme të mira. Në Kombëtare ke mundësi të luash 6-7 herë në vit, ndaj minuta e tij është e kufizuar. Stili i tij është i ngjashëm me Mbappe, Vinicius dhe Henry. Nuk është një ‘9’ tipik; shfrytëzon shumë mirë hapësirat dhe mund të depërtojë.”

Lojtarët dhe e ardhmja

Trajneri shprehu krenarinë për skuadrën: “Jam shumë krenar për lojtarët e mi dhe dhomat e zhveshjes. E kemi parë ndeshjen e kaluar Letoni-Serbi dhe nuk mund të them se e kam në mendje ndeshjen e sotme. Në ditët e tjera do të fillojë puna për ndeshjen e tetorit.”

Ai vlerësoi edhe Asllanin dhe Bajramin: “Asllani është një djalë shumë i mirë, ka bërë një rrugëtim të shkëlqyer me Kombëtaren në Europian dhe kualifikues. Jam shumë i lumtur për Bajramin. Të dy punojnë shumë fort dhe jam i lumtur me të gjithë lojtarët.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ajshel Zykollari, ylli i ri nga Elbasani që shkëlqeu në “Urta Fest Junior”

Një mbrëmje e mbushur me emocion, dritë dhe ëndrra...

Bashkia Elbasan reagon ndaj aludimeve për kaos financiar: Faktet dhe e vërteta mbi raportin e KLSH

Bashkia Elbasan ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik në...

Më 9 prill festivali “Roma Romale-Roskovec 2026”, edicioni që ngre në piedestal kulturën rome

ROSKOVEC /Albania Express News /Festivali “Roma Romale 2026” rikthehet...

Shqipëria shënon 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO…

Shqipëria sot shënon 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO, ndërkohë...