Trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho dhe Ramadani festojnë ditëlindjen, FSHF me urimin e veçantë për trajnerin dhe mesfushorin

Sylvinho ka ditën e tij më të veçantë, teksa këtë të dielë feston ditëlindjen dhe mbush 53 vjeç. Po ashtu, edhe mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani ndan të njëjtin gëzim në të njëjtën ditë me trajnerin.

Në këtë moment të rëndësishëm për të dy, Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur t’i dedikojë një urim dyshes në rrjetet sociale, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Sylvinho dhe Ylber Ramadani”.

Kjo ditëlindje e gjen trajnerin kuqezi në një dyzim të madh, pasi ende s’ka vendosur plotësisht se ku do të vazhdojë të drejtojë, pasi kontrata i skadon në korrik dhe në tavolinë ende s’ka një ofertë për zgjatjen e bashkëpunimit.

Më herët, për brazilianin u përfol një interesim nga skuadra që militon në Brazil, Corithinias, por këta të fundit zgjodhën të emëronin Fernando Diniz.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME