Tragjedi në Turqi! Shembet ndërtesa 7-katëshe afër Stambollit, familja me 5 anëtarë nën rrënoja. 2 fëmijë nxirren të pajetë

Tragjedi në Turqi, ndërsa autoritetet kanë nxjerrë trupat e dy fëmijëve nga rrënojat e një ndërtese 7-katëshe që u shemb këtë mëngjes në Turqi në zonën Mevlana Mahallesi të qytetit Gebze, në provincën Kocaeli. Nga shembja, një familje me pesë anëtarë u bllokua nën rrënoja.

Shembja ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit në rrugën Isikgel, ndërsa arsyet nuk dihen ende.

Forca të policisë, zjarrfikësve, AFAD (Agjencia e Mbrojtjes Civile) dhe ekipet e shpëtimit kanë nxituar në vendngjarje, duke marrë pjesë në kërkimin e të mbijetuarve. Në momentin kur ndodhi shembja, në banesë ishin prindërit, 44 dhe 37 vjeç, dhe tre fëmijët e tyre, 12, 14 dhe 18 vjeç, ndërsa fatkeqësisht dy prej fëmijëve humbën jetën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Deputeti socialist Adi Qose flet për Elbasanin, politikën dhe sfidat e “grupit të të rinjve” në PS

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/“Grupi i të rinjve” mbetet...

Luis Hasa ,mesfushori i talentuar me origjinë nga Peqini i bashkohet ekipit përfaqësues të Shqipërisë për miqësoret e qershorit

TIRANË,27 maj 2026/Albania Express News/Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet...

”Crystal Palace” fiton Conference League

LAJPCIG, 27 maj 2026/Albania Express News / – Klubi...