Tragjedi në Pensilvani: Tre oficerë të vrarë, dy të plagosur rëndë gjatë ekzekutimit të një urdhri gjykate

Tre oficerë policie u vranë dhe dy të tjerë mbeten në gjendje kritike, por të qëndrueshme, pas një përplasjeje me armë zjarri të ndodhur të mërkurën pasdite në një zonë rurale të Pensilvanisë qendrore. Ngjarjen e konfirmoi Koloneli Christopher Paris, zyrtar i Policisë Shtetërore të Pensilvanisë.

Autori i sulmit u vra pasi u qëllua nga policia. Sipas burimeve, ngjarja ndodhi gjatë ekzekutimit të një urdhri gjykate. Incidenti u shënua pak pas orës 14:00 në North Codorus Township, në qarkun York, rreth 2 orë e gjysmë në perëndim të Filadelfias.

Zona bujqësore e Spring Grove u mbush me forca policore, ambulanca, zjarrfikëse dhe një helikopter mjekësor që u pa duke u ulur në një nga fushat. Ende nuk ka detaje zyrtare mbi shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

FBI dhe agjentë të Departamentit të Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve ndodhen në vendin e ngjarjes për të mbështetur hetimet, sipas Prokurores së Përgjithshme të SHBA-ve, Pam Bondi. Ajo e cilësoi dhunën ndaj oficerëve të rendit si “të papranueshme” dhe kërkoi lutje për policët e përfshirë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“El Nacional”: Shqipëria, parajsa e lirë e Mesdheut që po fiton zemrat e turistëve

Shqipëria, destinacioni më i lirë në Evropë për këtë...

Jo vetëm lavdi, por edhe miliona/ Çfarë përfiton Tuchel nëse thyen “mallkimin” 60-vjeçar të Anglisë

BOTËRORI 2026 ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Kombëtarja angleze ndodhet...

Nis sot zbatimi i amnistisë penale, ja sa të dënuar lirohen nga burgjet dhe cilët nuk përfitojnë

TIRANË ,15 korrik 2026/Albania Express /-Nis sot zbatimi i...