Tragjedi në Pensilvani: Tre oficerë të vrarë, dy të plagosur rëndë gjatë ekzekutimit të një urdhri gjykate

Tre oficerë policie u vranë dhe dy të tjerë mbeten në gjendje kritike, por të qëndrueshme, pas një përplasjeje me armë zjarri të ndodhur të mërkurën pasdite në një zonë rurale të Pensilvanisë qendrore. Ngjarjen e konfirmoi Koloneli Christopher Paris, zyrtar i Policisë Shtetërore të Pensilvanisë.

Autori i sulmit u vra pasi u qëllua nga policia. Sipas burimeve, ngjarja ndodhi gjatë ekzekutimit të një urdhri gjykate. Incidenti u shënua pak pas orës 14:00 në North Codorus Township, në qarkun York, rreth 2 orë e gjysmë në perëndim të Filadelfias.

Zona bujqësore e Spring Grove u mbush me forca policore, ambulanca, zjarrfikëse dhe një helikopter mjekësor që u pa duke u ulur në një nga fushat. Ende nuk ka detaje zyrtare mbi shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

FBI dhe agjentë të Departamentit të Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve ndodhen në vendin e ngjarjes për të mbështetur hetimet, sipas Prokurores së Përgjithshme të SHBA-ve, Pam Bondi. Ajo e cilësoi dhunën ndaj oficerëve të rendit si “të papranueshme” dhe kërkoi lutje për policët e përfshirë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...

Gjermania e pathyeshme, Franca ndalet në Islandë

Përveç ndeshjes së Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne...