Tiranë do të mirëpresë të premten më 21 nëntor Samitin Growth Plan “Our Pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, do të diskutojnë mbi planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin rajonal drejt Tregut të Përbashkët të BE-së.
Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ku pritet të nisë në orën 09:30 dhe përfundim rreth orës 12:00.
Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Kos do të mbajnë fjalët hapëse të Samitit ndërsa rreth orës 11:35 do të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët për mediet.
Ky samit synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe politik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, duke shtruar rrugën për integrimin e mëtejshëm të rajonit.

