Tifozeria e zjarrtë, fatura e kripur: Elbasani mes garës për titull dhe gjobave të Disiplinës

Elbasani shpreson ta ruajë kreun e renditjes, ndonëse aktualisht ndan vendin e parë me pikë të barabarta me Vllazninë. Tri fitoret radhazi duket se i kanë dhënë fund asaj mini-krize të para pak javëve dhe atmosfera në skuadër është pozitive. Të dielën, në “Elbasan Arena”, verdheblutë përballen me kampionët në fuqi, Egnatian, një ekip në formë që qëndron vetëm një pikë pas tyre dhe që përbën test të fortë për objektivat e sezonit.

Tifozët elbasanas kanë nisur organizimet për të mbushur shkallët e stadiumit dhe pritet të jenë lojtari i 12-të. Megjithatë, në klub shprehet shqetësimi i vetëm që kjo mbështetje të mos shoqërohet me incidente, pasi Elbasani po përballet prej javësh me një sërë gjobash të majme nga Komisioni i Disiplinës së FSHF-së.

GJOBAT DHE KOSTOT

Sipas një vëzhgimi të “Panorama Sport”, Elbasani është ndëshkuar në gjashtë raste që prej fillimit të kampionatit, me gjoba që variojnë nga 50 mijë deri në 200 mijë lekë, duke arritur një total prej 650 mijë lekësh. Këtyre u shtohen edhe kostot e dëmeve materiale në stadiumet “Loro Boriçi” dhe “Flamurtari”, për shkak të thyerjes së stolave dhe elementëve të tjerë.

Shumica e ndëshkimeve lidhen me ndezjen e flakadanëve dhe mjeteve piroteknike, një fenomen thuajse i pamundur të kontrollohet plotësisht nga klubi, përkundër thirrjeve të vazhdueshme.

Situata po shihet nga shumëkush si një lloj “lufte e ftohtë” mes tifozërisë elbasanase dhe Federatës, ndërsa në fund është klubi ai që paguan faturën. Tashmë mbetet për t’u parë nëse sfida e rëndësishme ndaj Egnatias do të shënojë kthesën edhe në këtë aspekt, me thirrjen e qartë për mbështetje pa pasoja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...