Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Uashington me ftesë të Presidentit Trump

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ka marrë ftesë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për të vizituar Uashingtonin, në kuadër të themelimit zyrtar të Bordit të Paqes.

Në nisje të podkastit “Flasim”, Rama theksoi se Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues në këtë Bord dhe nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme.

“Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s’më kanë ftuar”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “do të jetë në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi”.

“Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”, shtoi ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë...

Fundi? Agjensia e lajmeve Axios: Ndërmjetësit e Iranit bëjnë përpjekjen e fundit për armëpushim 45-ditor

Sipas raportimit të Axios, bisedimet përfshijnë një grup ndërmjetësuesish...