”The Sun”: Broja, asi 24-vjeçar i Premier League, del me barelë ndërsa tifozët i frikësohen së ardhmes

Asi 24-vjeçar i Premier League, Armando Broja, i ndjekur nga lëndimet, u largua me barelë në lot gjatë ndeshjes Shqipëri-Angli. Tifozët kanë frikë se ky është fundi për të, shkruan Mitchell Hall për ”The Sun”.

Sulmuesi i Burnley ka pasur një karrierë të shënuar nga lëndimet, që e bënë të vështirë përparimin te ish-klubi i tij, Chelsea.

Lojtari shqiptar, i lindur në Slough, nisi nga stoli i rezervave në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Anglisë.

Sulmuesi 24-vjeçar u fut në lojë vetëm në minutën e 75-të. Por, 10 minuta më vonë, ai pësoi një dëmtim në këmbë ndërsa driblonte.

Lojtari mori trajtim në fushë, përpara se të nxirrej me barelë në lot.

Broja ka një histori lëndimesh në gju, përfshirë një këputje të ligamentit që e la jashtë fushave për pjesën më të madhe të vitit 2023, ndërsa ishte te Chelsea.

Kjo goditje e fundit pati qartë një efekt të thellë tek ai, dhe reagimi dhe historia e lëndimeve të tij i kanë bere qe disa tifozë të pyesin veten nëse ky është fundi i karrierës së tij në Premier League.

Një tifoz tha në X se “Broja kishte kaq shumë potencial, por mendoj se është fundi për të. Shumë e trishtë”.

Loja u kthye minutat e fundit të ndeshjes, me Anglinë që fitoi 2-0 duke kryesuar grupin e saj me një rekord të përsosur dhe duke u bërë e para pa pësuar gol.

Broja nisi me skuadrën e të rinjve të Chelseat, duke bërë debutimin me skuadrën e parë në moshën 18-vjeçare kundër Evertonit në vitin 2020.

Ai tërhoqi vëmendjen e tifozëve të Premier League kur pati një periudhë të suksesshme huazimi te Southampton në sezonin 2021/22.

Broja u vlerësua për këmbët e tij të shpejta, por një dëmtim i ligamentit do të pengonte përparimin e tij pas kthimit te Chelsea, përpara se dy huazime të pafrytshme te Fulham dhe Everton të shuanin entuziazmin rreth sulmuesit.

Ai ka humbur mbi 30 ndeshje për shkak të lëndimit që nga fillimi i sezonit të kaluar.

Broja u largua përfundimisht nga Chelsea në gusht për t’u bashkuar me Burnleyn e sapo promovuar, por ende nuk ka shënuar në pesë paraqitjet e tij në Premier League këtë sezon.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...