Tetova: Synojmë vetëm tri pikët ndaj Bylisit

Trajneri Edlir Tetova ka folur para ndeshjes së rëndësishme të Egnatias ndaj Bylisit, duke bërë një analizë të situatës së skuadrës pas një pauze dyjavore dhe duke shprehur pritshmëritë për sfidën në Ballsh. Tetova ka komentuar për formën e ekipit, afrimet e reja, mungesat dhe objektivat për këtë kampionat, duke theksuar se fokusi i tij kryesor është performanca e skuadrës dhe synimi i vetëm janë tri pikët.

Ai vuri në dukje se pauza dyjavore ishte në kohën e duhur për të rifituar energjitë pas ndeshjeve në Europë dhe për të integruar lojtarët e rinj nga merkatoja. Për sfidën ndaj Bylisit, Tetova tha:

Është një transfertë e vështirë, por ne shohim vetëm për tri pikët në Ballsh. Përqendrimi duhet të jetë tek skuadra jonë dhe tek ajo që duam të zhvillojmë në fushë.”

Skuadra nuk është e plotë për shkak të dy kartonëve të kuq dhe dëmtimit të Fernandonit, por trajneri beson se lojtarët e gatshëm mund të marrin maksimumin. Tetova theksoi gjithashtu ndryshimet te Bylisi, me tetë lojtarë të huaj, dhe vlerësoi eksperiencën e trajnerit Mirel Josa, pa u fokusuar tek rivalët, por tek performanca e ekipit të tij.

Për fillimin e vështirë të sezonit dhe golat e pakët, Tetova tha:

Rastet i kemi pasur, por do të shohim ndeshje pas ndeshjeje për të kolauduar ekipin, sepse reparti sulmues është ndërruar i gjithë.

Ai theksoi se fokusi i tij mbetet te Egnatia dhe jo te rivalët e tjerë, duke shtuar se çdo ndeshje është një mundësi për të marrë rezultatet e dëshiruara.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...

Gjermania e pathyeshme, Franca ndalet në Islandë

Përveç ndeshjes së Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne...