Temperaturat shënojnë deri në 33°C, kthjellime dhe vranësira në vend

Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe kalime vranësirash, ku më të theksuara kthjellimet priten në vijën bregdetare, ndërsa vranësira më të dukshme priten në zonat malore lindore.

Pas mesditës dhe në vijim, vranësirat do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë në orët e vona të natës shira të izoluar në skajin verior dhe verilindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 12°C, temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë, deri në 33°C, vlera më e lartë që pritet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Në brigjet detare kjo do të sjellë dallgëzim të papërfillshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nuk ndodhte prej 44 vitesh, finalja për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë futet në historinë e Botërorëve

BOTËRORI 2026 ,19 korrik 2026/Albania Express News/-Përballja spektakolare mes...

Spektakël me 10 gola në Miami, Anglia mund mes dramës Francën dhe rrëmben medaljen e bronzit në Botëror

BOTËRORI 2026 ,19 korrik 2026/Albania Express News/-Anglia e ka...

FUTBOLL – “Fenerbahçe” prezanton Muriqin

STAMBOLL, 19 korrik 2026/Albania Express News/-Klubi turk i futbollit...