Teleferiku Shëngjin–Vorë në 1916-1917: Linja ajrore e Luftës së Parë Botërore

Kjo foto e rrallë, e ruajtur në Arkivin Shtetëror të Austrisë (Österreichisches Staatsarchiv), tregon një pamje të pazakontë për Shqipërinë e para një shekulli: një teleferik ushtarak që kalon mbi lumin Mat.

📍Ishte pjesë e një linje strategjike që lidhte Shëngjinin me Vorën, ndërtuar nga ushtria austro-hungareze në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore.
Linja, rreth 45 kilometra e gjatë, ishte projektuar për të kapërcyer një nga problemet më të mëdha të trupave të huaja në Shqipëri: mungesën e infrastrukturës rrugore dhe urave funksionale.

Në një vend ku rrugët automobilistike pothuaj nuk ekzistonin dhe urat shpesh mungonin ose ishin të dëmtuara, teleferiku u bë një arterie jetike për furnizimin e frontit. Nëpërmjet tij, nga porti i Shëngjinit drejt brendësisë transportoheshin municione, furnizime ushqimore dhe pajisje ushtarake; në raste të caktuara, edhe trupa ushtarake.

📍Ky nuk ishte një rast i izoluar. Praktika e ngritjes së teleferikëve për qëllime ushtarake ishte e zakonshme për ushtrinë austro-hungareze në zonat malore dhe të vështira.

Në Shqipëri, krahas linjës Shëngjin–Vorë, teleferikë u vendosën edhe në jug të vendit, mbi lumin Vjosë, ku fotot arkivore të kohës dëshmojnë kabina teleferikësh që transportonin udhëtarë.
Teleferikët ishin pjesë e një rrjeti më të gjerë komunikacioni ushtarak të ngritur gjatë viteve të pushtimit.

Përveç tyre, u ndërtuan edhe hekurudha të tipit dekovili, linja të ngushta që shërbenin për transport të shpejtë të mallrave dhe trupave në ultësirën perëndimore. Por si teleferikët, ashtu edhe hekurudhat provizore, kishin jetë të shkurtër.

📍Me tërheqjen e forcave të huaja pas përfundimit të luftës (1918–1919), shumica e këtyre strukturave u çmontuan ose u lanë të shkatërroheshin…

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

  Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...

Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin...