Teatër i hapur dhe energji skenike në Elbasan, triumfi i komedisë “Shumë pak vrasës”

“Shumë pak vrasës”, komedia e ndërtuar mbi motivet e komedisë së Paul Portner, ishte një zgjedhje harmonike mes humorit të zi, situatave absurde dhe një strukture të pazakontë narrative, ku publiku bëhet pjesë e zgjidhjes së një misteri kriminal. Me regjinë e Rozi Kostanit, e cila e udhëheq këtë shfaqje duke qenë një karakter më vete brenda komedisë, “Shumë pak vrasës” është një shembull i suksesshëm i teatrit të hapur, ku spektatori jo vetëm shijon, jo vetëm qesh, por është pjesë e integruar e zhvillimit të konfliktit dramatik, hetimit, përballjes së fakteve dhe përcaktimit të zgjidhjes.

Tipizimi i personazheve është një “skulpturë” më vete dhe një dëshmi e harmonisë së konceptit regjisorial me një trup dinamike aktorësh, të cilët ia dalin të përballojnë me vërtetësi dhe improvizim estetik sfidat e një performance interaktive me publikun.

Interpretimi i aktorit Helido Fino e bën Tony Whitcomb një personazh që del jashtë kornizave të zakonshme. Me një prani skenike energjike dhe të rafinuar, Fino ndërton një figurë që lëviz mjeshtërisht mes teatralitetit ekstravagant dhe një tensioni të brendshëm emocional. Gjesti, intonacioni dhe mimika janë të kuruara deri në detaj, duke krijuar një karakter që shpërfaq humor të skajshëm, por që nuk humb kurrë ndjeshmërinë dhe sensin e masës.

Po kaq i spikatur qëndronte në këtë ansambël edhe interpretimi i aktores Ola Harizaj. Me sharm skenik, Harizaj kishte ndërtuar me finesë një karakter të veçantë si zonja Schubert, një lojë që shijohej estetikisht duke ndërthurur delikatesën dhe tensionin e nënkuptuar.

Një komedi me shije, me ngjyrë, formë, stil dhe mbi të gjitha me mendim e mesazh: e vërteta shpesh ndërtohet mbi perceptime dhe paragjykime, jo mbi fakte.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...