Të paktën 20 të plagosur dhe 3 të vdekur pas të shtënave në një shkollë katolike në Minneapolis

Minneapolis, Minesota – Të paktën 20 persona janë plagosur dhe 3 kanë humbur jetën pas disa të shtënash me armë zjarri në një shkollë katolike në Minneapolis, sipas raportimeve të Reuters. Mediat lokale raportojnë se dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë.

Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që një bombë të jetë vendosur brenda ndërtesës, por policia lokale ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë informacion.

Një forcë e madhe policore dhe punonjës shpëtimi u nisën menjëherë në vendngjarje, në Kishën e Ungjillit, ku ndodhi incidenti. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 8:30 të mëngjesit të së mërkurës, kur policia mori raportime për të shtëna në kishë.

Dëshmitarët e kanë përshkruar sulmuesin si një burrë të veshur me të zeza që mbante një pushkë gjahu.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha në një postim se incidenti ndodhi brenda shkollës katolike. Ende nuk është e qartë nëse sulmi kishte në shënjestër aktivitetet e zakonshme të kishës apo nxënësit dhe stafin e shkollës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...