Të dënuarit e IEVP Peqin urojnë fëmijët për ditën e parë të shkollës, dhurojnë çanta për klasën e parë

Fëmijët janë e ardhmja, sepse tek ata lindin ëndrrat, idetë dhe shpresa për një botë më të mirë”. Me këtë mesazh frymëzues dhe një kartolinë të mbushur me emocione, 27 të dënuar të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Peqin kanë uruar fëmijët e tyre në ditën e parë të shkollës.

Mesazhi ka ardhur si një formë mbështetjeje morale dhe shpirtërore për fëmijët, përmes një letre simbolike që përcjell dashurinë prindërore dhe dëshirën për të qenë pjesë e çasteve të rëndësishme të jetës së tyre, pavarësisht kufizimit të lirisë.

Kartolina e tyre përfshin urimin prekës: “Gëzuar ditën e parë të shkollës, zemra e babit! Sot fillon një udhëtim i ri, plot dije, miq të rinj dhe aventura të bukura. Ji kurajoz, dëgjo me zemër dhe mos harro që babi është gjithmonë këtu për të të mbështetur e për të të dashur pa fund.”

Më tej, veç këtij mesazhi emocional, 4 prej të dënuarve, të cilët kanë fëmijët e tyre duke nisur klasën e parë, kanë marrë iniciativën për t’iu dhuruar çanta shkollore dhe mjete mësimore, si një simbol i mbështetjes në këtë fillim të ri për të vegjlit.

Kjo nismë është zhvilluar me mbështetjen e stafit të institucionit dhe vjen si pjesë e përpjekjeve për rehabilitimin social dhe ruajtjen e lidhjes familjare, një komponent kyç në procesin e riedukimit.

Të jesh prind nuk ndalet në kohë apo në vend. Edhe brenda mureve të qelisë, dashuria për fëmijën është ajo që mban të gjallë shpresën dhe vullnetin për të ndryshuar,” shprehen përfaqësues të IEVP Peqin.

Kjo është një nga iniciativat më të ndjeshme që vijnë nga brenda sistemit penitenciar, ku përmes akteve të vogla, por me domethënie të madhe, po ndërtohen ura mes të dënuarve dhe fëmijëve të tyre, për të rikthyer rolin prindëror si burim dashurie, përgjegjësie dhe shprese për një të ardhme më të mirë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Krim në familjen shqiptare në Austri, burri vret gruan me kaçavidë

Një krim i rëndë ka tronditur Austrinë, ku një...

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Një 31-vjeçare është arrestuar në pikën kufitare të Morinës...

Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin për shpifje ndaj shtetasit italian

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar...