Taulant Balla: Zgjedhjet në Tiranë historike, për herë të parë votohet një zonjë në krye të bashkisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me strukturat socialiste në njësinë nr. 5 të Tiranës, zonë ku është caktuar të angazhohet për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit 2025.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ndau mesazhin e tij për vizionin “Tirana 2030”, duke deklaruar se 9 nëntori 2025 do të jetë një datë historike.

Balla theksoi se “më 9 nëntor 2025, Tirana voton për herë të parë në historinë e vet një zonjë në drejtimin e bashkisë, prej kur u shpall kryeqyteti i shqiptarëve”.

Sipas tij, “kryeqyteti i Shqipërisë po ecën drejt një etape të re”.

“Kryeqyteti i Shqipërisë anëtare e Bashkimit Europian nuk është më një ëndërr, por një stacion drejt të cilit bashkia më e madhe shqiptare po ecën. Ka ardhur koha që në 5 vitet e ardhshme kjo bashki e madhe, me shumë punë dhe sfida, të drejtohet nga një grua me eksperiencën e duhur qeverisëse si Ogerta Manastirliu”, u shpreh Balla, ndërsa shpalli objektivin që PS të marrë 20 mijë vota më shumë në këto zgjedhje, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME