Taulant Balla nga Rrogozhina: Rritje ekonomike tre herë më shumë se në vitin 2013

RROGOZHINË, 11 prill /Albania Express News/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka zhvilluar takim me qytetarët e Rrogozhinës.

Në fjalën e tij, Balla u ndal tek arritjet ekonomike të qeverisë Rama, duke theksuar se Shqipëria ka shënuar një nga rritjet më të larta ekonomike që prej vitit 2013.

“Ekonomia e Shqipërisë sot është tre herë më e madhe sesa ishte në vitin 2013. Prodhimi i brendshëm bruto është tre herë më i madh sesa ishte në 2013. Nuk ka një vend tjetër, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, që të ketë pasur një rritje kaq të madhe”, deklaroi Balla.

Ai shtoi se kjo performancë e qëndrueshme ekonomike ka krijuar hapësirë për masa sociale konkrete, duke përfshirë rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe shtimin e mbështetjes për shtresat në nevojë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu : Investimi në 70 shkolla të reja ka përfunduar, 42 të tjera në proces ndërtimi

SHKODËR, 11 prill/Albania Express News/ Mbi 400 gjimnazistë dhe...

Baftjar Levenaj, poeti i vargjeve spontane që lindin nga zemra

Letërsia shpesh lind në mënyrat më të papritura, duke...

Sali Berisha: Turizmi në rënie, shëndetësia në kolaps

TIRANË, 11 prill /Albania Express News/ Kreu i Partisë...

Arsenal bie në shtëpi ndaj Bournemouth, Man.City mund të përfitojë

Arsenal mori një goditje të fortë në rrugëtimin e...