Tarquinio: Shqipëria, në pjesën e fundit të shtegut që çon në anëtarësim në BE

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian, Marco Tarquinio deklaroi sot se “Parlamenti Europian do të vazhdojë të ndihmojë Kuvendin e Shqipërisë, pasi Shqipëria është në pjesën e fundit të shtegut që çon në anëtarësim në BE”.

Në fjalën e tij në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Europian, Tarquinio në cilësinë e bashkëkryetarit, theksoi se shpresonte që komisionet do të mbajnë takimin e fundit deri në fund të mandatit të PE-së.

“Ne do të vazhdojmë që bashkarisht të punojmë bashkë , e di që ju keni paraqitur të gjitha gjërat dhe çështjet të ketë një përputhshmëri që njerëzit të jetojnë një jetë më të mirë”, u shpreh ai.

“Është kyçe që ne të vazhdojmë bashkëpunimin dhe duhet të them që Parlamenti Europian ka vendosur që të themelojë antenën e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, në këtë kryeqytet të shkëlqyer në këtë pjesë të Europës”, tha Tarquinio duke shtuar se anëtarësimi do të jetë fruti i përpjekjeve të përbashkëta.

Kreu i delegacionit të PE-së u shpreh se komisionet e ndryshme parlamentare kanë për qëllim të vizitojnë Shqipërinë në një të ardhme të afërt.

“Unë isha me komisionin për çështjet ekonomike dhe u takuam me anëtarët e qeverisë pastaj me Gjykatën e Lartë, jemi takuar me prokurorët nga SPAK si dhe me homologët vendorë. Është me rëndësi që në të përshpejtojmë bashkëpunimin dhe të vazhdojmë punën krah për krah me njëri-tjetrin, në mënyrë që Parlamenti Europian të vazhdojë të tregojë vullnetin e tij të plotë për të bashkëpunuar me Kuvendin e Shqipërisë dhe me komisionet e veta parlamentare. Kjo me qëllim të ndërtimit të kapaciteteve të parlamentit tuaj se ka një rol esencial për të luajtur”, vuri në dukje Tarquinio.

Parlamenti, vijoi Tarquinio, përveç se duhet të  jetë dinamik duhet të jetë në gjendje të shtyjë gjërat përpara.

“Gjërat kanë shkuar përpara, janë bërë përparime sa i përket negocimit për anëtarësim ku 5 nga 6 grup-kapitujt janë hapur. Ne vuajmë nga propaganda e shënjestruar e drejtuar kundër nesh dhe kjo është diçka e rrezikshme. Në takimin që do ta kemi pasdite dhe nesër do të diskutojmë për shumë gjëra me rëndësi dhe mes grupeve parlamentare përmes një dialogu ju ftoj të na ndihmoni që t’i futemi punës me përkushtim”, shtoi ai.

Tarquinio tha se “Shqipëria vërtet ka përparuar shikojeni ku ka mbërritur tani, duam t’iu ndihmojmë dhe të jemi të sinqertë, ne do donim që vërtet të nxjerrim në pah bashkë me ju se çfarë mund të bëjmë që të ketë më shumë unitet dhe rezultate të përbashkëta”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Krim në familjen shqiptare në Austri, burri vret gruan me kaçavidë

Një krim i rëndë ka tronditur Austrinë, ku një...

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Një 31-vjeçare është arrestuar në pikën kufitare të Morinës...

Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin për shpifje ndaj shtetasit italian

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar...