Talenti i teknologjisë: 14-vjeçari nga Pogradeci ndërton radar zbulues

Ky është 14-vjeçari Alket Zeqollari nga Pogradeci. Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij që internetin e shfrytëzojnë për rrjete sociale, TikTok apo Snapchat, ai ka punuar dhe studiuar fort për t’i marrë teknologjisë më të mirën e saj dhe për të krijuar pajisje me funksione të caktuara.

Së fundi, Alketi ka ndërtuar një radar që arrin, përmes valëve, të detektojë objekte dhe njerëz. Sipas tij, ky radar – që aktualisht është vetëm një prototip – mund të japë në kohë reale çdo person të panjohur që mund t’i afrohet banesave apo institucioneve.

14-vjeçari i apasionuar pas programeve të kodimit thotë se tashmë ka filluar punën për ta shndërruar prototipin e radarit në një pajisje funksionale, me kosto personale, duke planifikuar që së shpejti të ketë edhe aplikacionin e tij.

Si Alketi, në shkolla ka edhe shumë vajza e djem të tjerë që punojnë me programe kodimi dhe krijojnë pajisje. Megjithatë, ende në vendin tonë mungon mbështetja reale nga Ministria e Arsimit apo ajo e Inovacionit për të zhvilluar më tej këto ide, duke u mundësuar të rinjve përdorimin e teknologjisë në formën e duhur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...